Etiketë: <span>Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë</span>

Seminari i 29-të i Grupit të Punës për Minoritetet Sllave në Europë vazhdon në Tiranë, i organizuar nga FUEN dhe Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Seminari i 29-të i Grupit të Punës për Minoritetet Sllave në Europë vazhdon në Tiranë, i organizuar nga FUEN dhe Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë.

Përfaqësues të minoriteteve sllave nga 20 organizata me 40 përfaqësues nga 11 vende: Shqipëria, Gjermania, Austria, Sllovenia, Kroacia, Estonia, Ukraina, Hungaria, Serbia, Italia, Sllovakia.

Sot seminari vazhdoi me një vizitë në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, u zhvillua një diskutim në panel: “Ballkani Perëndimor dhe minoritetet e tij kombëtare në rrugën drejt BE-së” me Moderator: Dr. Hartmunt Leipner, Kryetar i Grupit të Punës për Minoritetet Sllave (AGSM) dhe Zëvëndëskryetar i Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN). Në diskutimin në panel morën pjesë Atanas Ploça, nënkryetar i Bashkisë së Pustecit, Endrit Fetahu, nënkryetar i Aleancës së Maqedonasve për Integrim Europian, Dejan Çulafiq, lektor në Universitetin “Luigj Gurakuci” në Shkodër, Entela Bignaku, drejtoreshë e Fondacionit “Harriet Martino”, anëtare e pakicës kombëtare vllahe në Shqipëri.

Njëkohësisht, u diskutua puna e Grupit të Punës për Pakicat Sllave (AGSM). Në fund, u mbajt  darka gala për të festuar 30 vjetorin e Grupit të Punës për Pakicat Sllave (AGSM) dhe performoi edhe grupi muzikor maqedonas “Bajrami” nga fshati Oreshek, zona e Gorës.

Filloi në Tiranë seminari i 29-të i Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave në Europë, i organizuar nga FUEN në bashkëpunim me Shoqatën Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Në Tiranë filloi Seminari i 29-të i Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave në Europë i organizuar nga Unioni Federal i Kombësive Evropiane (FUEN) në bashkëpunim me Shoqatën Maqedonase “Ilinden”-Tiranë.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, për herë të parë në Tiranë, është organizatore e Seminari i 29-të i Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave në Europë me pjesëmarrës nga 20 organizata me 40 përfaqësues. Është një nder i veçantë të presë miq dhe bashkëpunëtorë nga 11 vende: Shqipëria, Gjermania, Austria, Sllovenia, Kroacia, Estonia, Ukraina, Hungaria, Serbia, Italia dhe Sllovakia.

Në ceremoninë e hapjes përshëndeti Nikolla Gjurgjaj, Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, dhe Dr. Hartmut Leipner, Kryetari i Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave (AGSM) dhe Zëvëndëskryetar i Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN).

Puna vazhdoi më pas me panel prezantimi tematik “Pozicioni i Minoritetit Kombëtar Maqedonas në Republikën e Shqipërisë” dhe një ekspozitë me temë “Arsimi në Gjuhën Amtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë”.

Seminari i këtij viti përqendrohet në situatën e Minoritetit Kombëtar Maqedonas në Republikën e Shqipërisë, dhe mbahet nga sot deri më 7 qershor në Tiranë, Republika e Shqipërisë.

Në seminar marrin pjesë Dr. Hartmut Leipner, Kryetari i Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave (AGSM) dhe Zëvëndëskryetar i Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN), znj. Genta Tafa (Bungo) – Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi i Republikës së Shqipërisë, znj. Etleva Budini, Deputete e Parlamentit të Shqipërisë për Qarkun e Durresit, z. Nezir Meça, zëvëndëskryetar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, m-r Estela Karameshinska, Sekretare e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, z.Atanas Ploça, Nënkryetar i Bashkisë Pustec, Prof. Dr. Kimet Fetahu, Kryetar Nderi i Aleancës së Maqedonasve për Integrim Evropian, z.Endrit Fetahu, Nënkryetar i Aleancës së Maqedonasve për Integrim Europian, z.Dejan Çulafiq, lektor në Universitetin “Luigj Gurakuci” Shkodër, znj. Entela Bignaku, Drejtoreshë e “Harriet Martino”, nga minoriteti vllah në Shqipëri, z.Ervin Nikolla, Gazetar, përfaqësues i minoritetit maqedonas në Shqipëri.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë është anëtare e Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN) dhe Grupit të Punës së Pakicave Sllave (AGSM) që nga 16 maji 2015.

Gëzuar Kurban Bajram besimtarëve Musliman

Shoqatа Мaqedonase “Ilinden”-Tiranë јu uron Gëzuar Kurban Bajram. Festa të mëdha si Kurban Bajrami na kujtojnë se pavarësisht vështirësive që dalin si pengesa të jetës, duhet të ecim gjithmonë në rrugën e duhur. Harmonia dhe respekti duhet të mbretërojë gjithmonë ndërmjet njerëzve, pavarësisht nga përcaktimi fetar.

Foto: Xhamija në fshatin Ostren i Madh zona e Gollobordës

Shoqata maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë
Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Fatri Fetahu

Koordinator i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë për zonën e Gollobordës

Maqedonasit në Shqipëri bënë histori: Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë organizon seminarin e 29-të të AGSM në FUEN mbi minoritetet sllave në Europë

Maqedonasit në Shqipëri bënë histori: Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë organizon seminarin e 29-të të AGSM në FUEN mbi minoritetet sllave në Europë.

Seminari i 29-të i Minoriteteve Sllave në Evropë do të zhvillohet në Republikën e Shqipërisë për herë të pare. Seminari i 29-të i Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave (AGSM) në FUEN  do të zhvillohet nga 4 deri më 7 qershor në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Takimi organizohet nga FUEN në bashkëpunim me organizatën anëtare të FUEN, Shoqatën Maqedonase “Ilinden”-Tiranë. Seminari do të mbledhë përfaqësues të minoriteteve sllave nga e gjithë Europa dhe do të ofrojë hapësirë ​​për shkëmbim, rrjetëzim dhe konsultime të brendshme.

Në vitin 2026, AGSM feston gjithashtu 30-vjetorin e tij. Fakti që seminari vjetor mbahet në Shqipëri për herë të parë gjatë këtij viti përvjetori është me rëndësi të veçantë për grupin e punës dhe Kryetarin e saj Dr. Hartmut Leipner njëkohësisht dhe Zëvendëskryetar i FUEN.

Fokusi i këtij viti do të jetë në situatën e Minoritetit Kombëtare maqedonase në Shqipëri, si dhe në çështjet e gjuhës, arsimit, identitetit kulturor, pjesëmarrjes politike dhe njohjes institucionale. Për më tepër, seminari do të trajtojë rolin e minoriteteve kombëtare në Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Diskutimet do të përqendrohen në rëndësinë e të drejtave të pakicave, sundimin e ligjit, bashkëpunimin ndërkufitar dhe pjesëmarrjen sociale për perspektivën evropiane të rajonit. Sidomos në një rajon të larmishëm si Ballkani Perëndimor, pakicat nuk janë vetëm subjekte mbrojtjeje, por edhe aktorë të dialogut dhe mirëkuptimit rajonal.

Pritet që në seminar të marrin pjesë përfaqësues nga organizatat e pakicave, politika, administrata, akademia dhe shoqëria civile. Përveç kontributeve dhe diskutimeve të ekspertëve, janë planifikuar edhe sesione pune të brendshme të AGSM-së, gjatë të cilave organizatat anëtare do të raportojnë mbi zhvillimet aktuale në komunitetet e tyre dhe do të koordinojnë aktivitetet e ardhshme.

Takimet janë gjithashtu pjesë e programit: pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri mbi historinë e Shqipërisë, realitetin e sotëm dhe peizazhin institucional, si dhe mbi gjurmët e pakicave në Tiranë.

Grupi i Punës për Pakicat Sllave (AGSM) në FUEN u themelua në vitin 1996 dhe bashkon organizatat e pakicave sllave nga vende të ndryshme evropiane. Si pjesë e rrjetit FUEN, ai u ofron anëtarëve të tij një platformë për shkëmbim, bashkëpunim dhe përfaqësim të përbashkët të interesave. Seria vjetore e seminareve zhvillohet çdo vit në një rajon të ndryshëm me një pakicë sllave dhe ofron njohuri mbi situatën e komunitetit përkatës në terren.

Urime nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me rastin e ditës së Iluministëve Maqedonas dhe gjithsllavë Shën Kiril dhe Metodi

Me rastin e 24 majit, ditës së arsimtarëve Maqedonas dhe sllavë, shenjtorëve Kiril dhe Metodi, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i dërgoi një mesazh urimi Kryepeshkopit të Ohërit dhe Maqedonisë z.z Stefan dhe të gjithë maqedonasve kudo që janë.

Më lejoni që në emrin tim personal, në emër të shoqërisë dhe të gjithë maqedonasve në Shqipëri, juve personalisht, klerit dhe të gjithë besimtarëve Orthodhoksë, maqedonasve kudo që janë, t’ju uroj 24 majin, ditën e Iluministëve Maqedonas dhe gjithsllavë Shën Kiril dhe Metodi.

Kremtimi nderon vëllezërit e shenjtë nga Selaniku, Shën Kiril dhe Metodi, si themelues të shkrim-leximit dhe letërsisë sllave, themelues të alfabetit të parë sllav – glagolitik, të cilët janë përgjegjës për zhvillimin kulturor si të popullit maqedonas, ashtu edhe të mbarë popujve sllavëve.

Kontributi i tyre i madh është me vlerë të paçmueshme, sepse ka mbetur vetëm fjala e shkruar dhe përmes së cilës transmetohet dituria dhe urtësia e njeriut. Vepra e shenjtorëve Kiril dhe Metodi jetoi me shekuj, jeton dhe do të jetojë përgjithmonë. Le të festojmë ditën e arsimtarëve Maqedonas dhe gjithësllavë Shën. Kiril dhe Metodi.

Shoqаta Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon që 21 maji të shpallet Dita e Minoriteteve Kombëtare në Republikën e Shqipërisë

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon që 21 maji të shpallet Dita e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, e zgjodhëm dhe e konsideruam si datën më të përshtatshme 21 majin sepse është edhe Dita Botërore e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.

Për këtë, në vitin 2022 Shoqata i dërgoi kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Minoritetet Kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë një thesar kombëtar dhe duke e shpallur atë festë publike në Republikën e Shqipërisë, ne besojmë se është një hap përpara për të ofruar shikueshmëri për Minoritetet Kombëtare dhe për të njohur vlerën e tyre të shtuar për shoqëritë tona.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tirana njëmbdhjetë vjet anëtare e barabartë e Unionit Federal të Kombësive Europiane

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, njëmbdhjetë vjet më parë u pranua në Unionin Federal të Kombesive Europiane (FUEN), organizata më e madhe e minoriteteve kombëtare në Europë.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë u bë anëtare e parë nga Republika e Shqipërisë në Unionin Federal të Kombësive Europiane (FUEN) në kongresin e mbajtur më 15.05.2015 në Komotini, Greqi.

Që atëherë e deri më sot, shoqata maqedonase “Ilinden”-Tirana jep një kontribut të madh në evidentimin dhe tejkalimin e një numri të madh çështjesh me interes për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë. Punon vazhdimisht për mbrojtjen e identitetit etnik, gjuhësor, kulturor dhe traditave kombëtare të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu, shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka marrë pjesë rregullisht në këto njëmbdhjetë vjet në të gjitha kongreset dhe parashtroi rezoluta, përmbajtja dhe synimi i të cilave ishte përmirësimi i jetës së maqedonasve në Republikën e Shqipërisë dhe të gjitha u votuan nga Unioni Federal i Kombesive Europiane (FUEN).

Ato u janë dërguar të gjitha institucioneve shtetërore në Republikën e Shqipërisë dhe institucioneve ndërkombëtare që kanë lidhje me minoritetet. Këto rezoluta kontribuojnë në përmirësimin e pozitës së maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, si anëtare e barabartë në Unionin Federal të Kombësive Europiane (FUEN) dhe si pjesë e Grupit Punues të Pakicave Sllave (AGSM) pranë Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN), ngre në mënyrë aktive çështjet në skenën ndërkombëtare për Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë.

Me këtë rast, shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh mirënjohje për kryesinë e Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN) dhe Grupit Punues të Pakicave Sllave (AGSM) për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar për interesat e Maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Lëvizjen Ndërkombëtare Maqedonase për të Drejtat e Njeriut nga Kanadaja me Kryetar z. Bill Nicholov, që ndihmon që shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë të jetë anëtare e barabartë i Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN).

U shumëfishofshin përvjetorët dhe miqësitë tona me të gjitha kombet dhe pakicat në Europë.

 

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Urime nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me rastin e 5 Majit – Ditës së Gjuhës Maqedonase

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me rastin e 5 Majit – Ditës së Gjuhës Maqedonase ju dërgon urime të sinqerta të gjithë maqedonasve.

Duke ju uruar këtë ditë, dëshirojmë të nxjerrim në pah njohuritë dhe kultivimin e gjuhës maqedonase për fëmijët maqedonas në Republikën e Shqipërisë. Kultivimi i gjuhës amtare maqedonase do të thotë forcim dhe ruajtje e identitetit kombëtar dhe kulturor, kështu që fëmijët do të rriten duke kultivuar në mënyrë të përshtatshme traditat e tyre kombëtare, kulturore dhe fetare.

Arsimit në gjuhën amtare maqedonase është segmenti i rëndësishëm në kultivimin e karakteristikave themelore të një populli. Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë gjenden në katër zona: Gollobordë, Prespë, Gorë, Vërnik si dhe në qytetet më të mëdha si Tirana, Elbasani, Durrësi, Kavaja, Korça, Bilishti, Podgradeci, Shkodëra, Kukësi, Berati, Librazhdi, Vlora, Fieri, Patosi.

Numri i maqedonasve në Republikën e Shqipërisë është mbi 120,000 sipas vlerësimeve të organizatave maqedonase, por për fat të keq në shekullin e 21-të, ata nuk kanë të drejtën e arsimimit në gjuhën e tyre amtare maqedonase.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka kërkuar që nga viti 2009 arsim në gjuhën amtare maqedonase për fëmijët e Gollobordës, ku mësimi në gjuhën maqedonase ekzistonte deri në vitet 1950, pastaj në Gorë si dhe në pjesë të tjera ku përqendrimi i maqedonasve është më i madh, por nuk ka pasur përgjigje pozitive.

 

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet aksionin e policisë shqiptare në Bashkinë e Bulqizës, gjatë të cilit u arrestuan zyrtarë të përfshirë në lëshimin e vërtetime të rreme për origjinë bullgare

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë mirëpret aksionin e sotëm policor në Bashkinë e Bulqizës, gjatë të cilit u arrestuan zyrtarë të përfshirë në lëshimin e e vërtetime të rreme për origjinë bullgare në Njësinë Administrative Ostren, zona e Gollobordës.

I bëjmë thirrje Ministrisë së Brendshme dhe të gjitha autoriteteve kompetente që të zgjerojnë hetimin edhe në Bashki të tjera ku ka dyshime për aktivitete të ngjashme të paligjshme, si dhe të çmontojnë të gjithë rrjetin pas këtij krimi të organizuar që lidhet me lëshimin e pasaportave bullgare.

Në të njëjtën kohë, kërkojmë që institucionet kompetente të zgjerojnë hetimin jo vetëm në lëshimin e paligjshëm të vërtetimeve të falsifikuara me origjinë bullgare, por edhe në ndikimin që rrjeti i ndërmjetësve për pasaportat bullgare pati gjatë regjistrimit të vitit 2023 në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ka indikacione serioze se nëpërmjet abuzimit me pozicionin dhe ndikimin, janë instaluar regjistrues dhe qytetarët janë nën presion, janë kërcënuar dhe janë korruptuar për t’u deklaruar si bullgarë, gjë që është një shembull klasik i inxhinierisë së regjistrimit të popullsisë.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë mbetet e përkushtuar fuqimisht për të mbrojtur identitetin e Minoritetit Maqedonase në Shqipëri dhe për të respektuar ligjet dhe vlerat europiane.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Shoqatën “VARDAR-MKD” nga Podgorica, Mali i Zi

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë e përfaqësuar nga kryetari z. Nikolla Gjurgjaj, sot në Tiranë ka nënshkruar memorandum për bashkëpunim me Shoqatën “VARDAR-MKD” nga Podgorica, Mali i Zi e përfaqësuar nga nënkryetari Avokatiн Nikolla Angelovski, me qëllim promovimin e Minoritetit Maqedonas në Republikën e Shqipërisë dhе në Republikën e Malit të Zi në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Të dyja shoqatat kanë shfaqur interes për ndërtimin e një partneriteti në realizimin e aktiviteteve të veçanta me synimin e realizimit të qëllimeve të përbashkëta përmes projekteve të përbashkëta.

Qëllimi i tyre do të jetë hulumtimi, krijimi, zhvillimi dhe promovimin e kulturës si dhe pjesëmarje në manifestime të ndryshme, si dhe promovimi dhe përkrahja e aktiviteteve dhe manifestimeve shkencore, kulturore-artistike, sportive dhe humanitare.