Etiketë: <span>Shoqata maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë</span>

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë: Deklaratë kundër rezultateve të regjistrimit të populsisë në Republikën e Shqipërisë

Deklaratë kundër rezultateve të regjistrimit të populsisë në Republikën e Shqipërisë

Deklaratë nga shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë kundër rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, për regjistrimin e mbajtur nga 18 shtatori deri më 16 nëntor 2023. Në deklaratë thuhet:

DEKLARATË

kundrejt rezultateve paraprake të regjistrimit të popullsisë në Republikën e Shqipërisë

  1. Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë hedh poshtë rezultatet paraprake të regjistrimit të mbajtur nga data 18 shtator deri më 16 nëntor 2023, për shkak të falsifikimit të numrit të Pakicës Kombëtare Maqedonase, dhe ndërhyrjen brutale në punët e brendshme të Shqipërisë nga Ambasada Bullgare në Tiranë, dhe Qeveria në Sofje dhe disa fondacione nga Bullgaria para dhe gjatë regjistrimit të popullsisë në Shqipëri!
  2.  Në Shqipëri nuk ka “bullgarë etnikë”. Në asnjë regjistrim nuk ka as edhe një “bullgar” në të gjithë territorin e Shqipërisë!
  3.  Dënojmë fuqishëm keqpërdorimin e termit “Maqedonasit e Veriut” nga Instituti i Statistikave dhe përdorimin e emrit të një shteti si zëvendësim për Pakicën Kombëtare Maqedonase e njohur si Pakicë kombëtare nga Shqipëria.
  4. Me gjithë paralajmërimin e vazhdueshëm publikut dhe institucioneve të qeverisë shqiptare gjatë gjithë vitit, për përgatitjet e dukshme për falsifikimin e regjistrimit, shprehim keqardhjen tonë për mungesën e interesit të qeverisë shqiptare për ndërhyrjen e rëndë të Bullgarisë. në punët e brendshme të Shqipërisë me qëllim shkombëtarizimin dhe asimilimin e maqedonasve në viset dhe vendet ku ata jetojnë. Na vjen keq që Qeveria Shqiptare nuk mori masa për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e maqedonasve në Shqipëri!
  5. Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë i propozon Bashkimit Federal të Kombesive Evropiane (FUEN) me një rezolutë të veçantë të refuzojë regjistrimin e popullsisë në Shqipëri si një falsifikim të rëndë me një numër të madh parregullsish.
  6. Maqedonasit dhe pakicat e tjera kombëtare në Shqipëri nuk e pranojnë regjistrimin e vitit 2023 dhe kërkojnë një regjistrim të ri të popullsisë në përputhje me standardet ndërkombëtare të OKB-së dhe BE-së për të eliminuar regjistrimin e dyfishtë të popullsisë në Shqipëri dhe manipulimin e numrit të Pakicave Kombëtare.
  7. Ftojmë të gjitha shoqatat maqedonase dhe Aleancën Maqedonase për Integrim Evropian të bashkohen, me qëllim mbrojtjen e identitetit të maqedonasve, dhe kundër tentativave të shkombëtarizimit të maqedonasve dhe asimilimit në “bullgarë” nga qeveria e Sofjes!
  8. Deklarata do t’i dorëzohet: Kuvendit, Qeverisë, Presidentit, Institutit Shtetëror të Statistikave dhe Avkatit të Popullitt në Shqipëri, Presidentit, Kuvendit dhe Qeverisë së Maqedonisë si dhe Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, OSBE-së, Bashkimit Federal të Kombesive Evropiane (FUEN) dhe ambasadave të huaja të akredituara në Shqipëri.

 

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë, Kryetar Fatri Fetahu

Kordinatore e shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë për Qarkun Elbasan, Elsa Xhelili

Kordinator i Përgjithshëm i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë për Maqedoninë, Lambe Shatrovski

 

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë numrat e pakicës kombëtare maqedonase janë të manipuluara dhe falsifikim i regjistrimit të popullsisë

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë nuk i njohim dhe refuzojmë me indinjatë rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë në Republikën e Shqipërisë, të cilat i konsiderojmë falsifikim me urdhër të Bullgarisë. Është sekret i hapur që Bullgaria kontrollonte regjistrimin e popullsisë gjë që vërtetohet edhe nga fakti se në Bullgari gjatë periudhës së regjistrimit në Republikën e Shqipërisë, në rrjetet sociale u publikuan foto të formularëve të regjistrimit këto të dhëna mbrohen me ligj, por nga materialet e publikuara rezulton se shërbimet bullgare kanë pasur akses në to.

Në emër të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm që nuk i njohim të dhënat e falsifikuara të regjistrimit të pakicës kombëtare maqedonase, por kërkojmë të njëjtën gjë nga shteti dhe institucionet ndërkombëtare, sepse këto rezultate të falsifikuara janë kundër rendit kushtetues dhe aspiratat europiane të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu kërkojmë regjistrim të ri, të bazuar në standarde ndërkombëtare dhe nën monitorim ndërkombëtar, për të garantuar një proces të ndershëm dhe transparent që do të pasqyrojë realitetin etnik në Republikën e Shqipërisë.

Njëkohësisht, i kërkojmë Prokurorisë së Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin të kryejë hetim jo vetëm për INSTAT-in, por edhe për “të gjithë treguesit e veprimtarisë së paligjshme regjistruese nga regjistruesit, sepse ka dyshim të hapur për rolin e tyre në regjistrim”.

U bëjmë thirrje institucioneve evropiane, që pretendojnë se bazohen në sjellje demokratike në lidhje me të drejtat themelore të njeriut, të merren me sulmin mizor dhe të paskrupullt të emisarëve bullgarë ndaj pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë do të informojë kryesinë e Bashkimit Federal të Kombësive Evropiane, FUEN, për falsifikimin e regjistrimit, sepse në Shqipëri nuk ka “bullgarë etnikë”. Në asnjë nga 11 regjistrimet e kryera më parë, asnjë person nuk e deklaroi veten si bullgar. Bullgarë në territorin e Shqipërisë nuk ka, përveç se në ambasadën bullgare.

 

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj

 

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë, Kryetar Fatri Fetahu

Gëzuar Kurban Bajram besimtarëve Musliman

Të dashur besimtarë Musliman në emër të Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë јu uron Gëzuar Kurban Bajram. Festa kaq të mëdha na kujtojnë se pavarësisht vështirësive që dalin si pengesa të jetës, duhet të ecim gjithmonë në rrugën e duhur. Harmonia dhe respekti duhet të mbretërojë gjithmonë ndërmjet njerëzve, pavarësisht nga përcaktimi fetar.

Shoqata maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë
Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë
Kryetar
Fatri Fetahu

Kokën Lartë

 
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë i bën thirje të gjithë maqedonasve në Republikën e Shqipërisë të deklarojnë se janë maqedonas dhe të ruajnë idenditetin maqedonas.

Fatri Fetahu kryetar i Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë  ka takuar ambasadorin e Maqedonisë, Danço Markovski

Kryetari i Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë, Fatri Fetahu në Ambasadën e Maqedonisë në Tiranë, pati takim pune me ambasadorin Danço Markovski. Në takim, Fetahu e njoftoi ambasadorin për ngjarjet e fundit lidhur me gjendjen aktuale të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Në takim e informova ambasadorin për ngjarjet e fundit lidhur me pozitën aktuale të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë. Me këtë e ngrita çështjen e pikës kufitare Trebishtë – Xhepishtë, e cila e lidh zonën tonë me atdheun Maqedoninë dhe e njoha me probleme të tjera me të cilat ballafaqohet pakica kombëtare maqedonase në zonën e Gollobordës.

Ai shton se Markovski ka treguar interes të jashtëzakonshëm për pozitën e maqedonasve në zonën e Gollobordës.

Biseduam shumë hapur për aktivitetet e mundshme për tejkalimin e problemeve të maqedonasve në zonën e Gollobordës. Natyrisht, në kuadër të kompetencave të tij, ambasadori Markovski shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në përmirësimin e të drejtave të pakicave të maqedonasve, tha ai.

Fetahu e falënderoi ambasadorin për takim.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë kërkojnë të formohet Bashkia e Gollobordës dhe Gorës, tetë vjet nga ndarja teritoriale që u zhvillua ne vitin 2014 nuk ka rezultat për zonat e Gollobordës dhe Gorës

Tetë vjet pas ndarja territoriale në Repubikën e Shqipërisë që ndodhi në vitin 2014, zonat e Gollobordës dhe Gorës ku jetojnë maqedonasit kanë mbetur të pazhvilluara, dhe administrata publike dhe shërbimet e qeverisjes vendore janë penguar. Në vitin 2014, qeveria uli numrin e komunave nga 385 në 61, megjithëse opozita atëherë kërkoi që numri i tyre të jetë së paku 80! Në vitin 2014, qeveria shfuqizoi edhe komunat e Trebishtit, Ostrenit dhe Steblevës në zonën Gollobordës, për t’u bashkuar dy të parat në bashkinë Bulqizë, si dhe komunat e Shishtavecit dhe Zapotit në zonën e Gorës që tani janë bashkangjitur bashkisë Kukës. E vetmja komunë maqedonase në Republikën e Shqipërisë mbeti komuna e Pustecit në zonën e Prespës. Megjithë kërkesat e komunitetit maqedonas në vitin 2014, Qeveria nuk i ka përmbushur kërkesat e tyre për formimin e komunave të Gollobordës dhe Gorës! Maqedonasit në zonat e Gollobordës dhe Gorës e konsiderojnë heqjen e komunave maqedonase si një hap prapa në respektimin e të drejtave të pakicave në Republikën e Shqipërisë. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë ri-aktualizojnë kërkesën nga viti 2014, Qeveria të propozojnë ndryshime në ligjin për komunat duke krijuar dy bashki: Bashkia e Gollobordës dhe bashkia e Gorës. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë beson që kryetarët e komunave nuk duhet të emërohen nga qeveria, por të zgjedhen nga qytetarët për shkak të besimit të tyre në sistem dhe zgjidhjes së menjëhershme të problemeve lokale.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë kërkon nga Qeveria, vendkalimi kufitar Xhepisht -Trebisht zona e Gollobordës të funksionojë 24 orë

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë kërkon nga Qeveria, vendkalimi kufitar Xhepisht -Trebisht në zonën e Gollobordës i cili u hap në maj 2013 të funksionojë 24 orë. Qeveritë e Maqedonisë dhe të Shqipërisë vendosën në seancën e përbashkët të mbajtur në Pogradec më 15 dhjetor 2017 që vendkalimi kufitar Xhepisht-Trebisht të funksionojë 24 orë. Lëvizja është veçanërisht e vështirë në periudhën e dimrit kur kalimi funksionon nga ora 08:00 deri në orën 18:00, duke pasur parasysh situatën në periudhën e dimrit, lëvizja është më e kufizuar nga rrethanat natyrore si temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës krijon probleme të mëdha në komunikim në zonën e Gollobordës. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë kërkon zgjidhje urgjente të këtij problemi madhor për maqedonasit në zonën e Gollobordës.

Gëzuar Vitin e Ri dhe Shën.Vasilij

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Shoqata maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë, ju uron Gëzuar Vitin e Ri të Vjetër 2016 dhe Shën.Vasilij me dëshirë për një vit të sukseshëm dhe të begatë!