Etiketë: <span>Shoqat maqedonase “Ilinden”-Tiranë</span>

Shoqatat maqedonase “Ilinden” dhe “Sonce” në Panairin e Diversitetit në Tiranë

Shoqatat maqedonase “Ilinden” dhe “Sonce” morën pjesë në Panairin për Diversitet, Art, Ushqim dhe Dialog në Tiranë.

Pakica Kombëtare Maqedonas u prezantua me tre gatime tradicionale maqedonase: byrek me fasule, i njohur si “Grashalnik”, një gatim i shijshëm tradicional i përgatitur në shtëpitë e maqedonasve nga rajonet e Gollobordës dhe Prespës, dhe ëmbëlsirën e shijshme të njohur si “Revanija”, e përgatitur në Gollobordë dhe “poparena trishka” në Prespë. Në tryezë përfshiheshin edhe cironka të thata, një gatim i famshëm dhe i përdorur nga maqedonasit në Prespë. Recetat u përgatitën nga maqedonaset znj. Elsa Xhelili, përfaqësuese e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, dhe znj. Todorka Kostofski.

Ne u prezantuam me stendën tonë me gatime maqedonase nga rajoni i Gollobordës dhe Prespës, si dhe disa kostume, punime dore, broshura dhe kartolina maqedonase. Si në çdo aktivitet të tillë, këtë herë ajo që prezantuam ngjalli interes të madh tek vizitorët, tha Vasil Sterjovski, president i Shoqatës Maqedonase “Sonce”.

Aktiviteti u organizua nga “Fustanella Garten” me mbështetjen e Komitetit për Pakicat Kombëtare. Të gjitha pakicat kanë përfaqësuesit e tyre në këtë organ qeveritar, Marjana Kostofski është përfaqësuesja e Pakicës Kombëtare Maqedonase.