Etiketë: <span>Maqedonas</span>

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë në bashkëpunim me klubin e hendbollit “Enhalon” nga Struga dhuruan pako për Vitin e Ri për fëmijët maqedonas në Trebisht, Gollobordë

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë në bashkëpunim me Klubin e Hendbollit “Enhalon” nga Struga dhe përkrahjen e Organizatës Humanitare “Sveti Spas” nga Shkupi, Maqedoni, është bërë një donacion i përbashkët në Trebishtë, në zonën e Gollobërdës. Kënaqësi e veçantë është dhurimi i 50 pakove për Vitin e Ri për maqedonasit në Njësinë Administrative Trebisht në zonën e Gollobërdës në bashkëpunim me klubin e hendbollit “Enhalon” nga Struga, Njësinë Administrative Trebisht, Zonën e Gollobërdës dhe donator i pakove për Vitin e Ri, Organizata Humanitare “Sveti Spas” nga Shkupi. Bazuar në Memorandumin e nënshkruar për Bashkëpunim ndërmjet Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Klubit të Hendbollit “Enhalon” nga Struga. Shoqëria maqedonase “Ilinden”-Tiranë i shpreh mirënjohjen e saj z.Dejan Kosteski, kryetar i Klubit të hendbollit “Enhalon” nga Struga, z.Edmond Osmani, administrator i Njësisë administrative Trebisht, zona Gollobordës dhe një falenderim të madh për donatorin e pakove të Vitit të Ri, Organizata Humanitare “Sveti Spas” nga Shkupi.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë” të marë parasysh kërkesë e banorve të Gollobordës dhe Gorës për formimin e Bashkisë së Gollobordës dhe Gorës

Pas ndarja territoriale në Repubikën e Shqipërisë që ndodhi në vitin 2014, zonat e Gollobordës dhe Gorës ku jeton Pakicë kombëtare maqedonase kanë mbetur të pazhvilluara. Në vitin 2014, qeveria shfuqizoi edhe komunat e Trebishtit, Ostrenit dhe Steblevës në zonën Gollobordës, për t’u bashkuar dy të parat në bashkinë Bulqizë, si dhe komunat e Shishtavecit dhe Zapotit në zonën e Gorës që tani janë bashkangjitur bashkisë Kukës. E vetmja komunë maqedonase në Republikën e Shqipërisë mbeti komuna e Pustecit në zonën e Prespës. Megjithë kërkesat e komunitetit maqedonas në vitin 2014, nuk i ka përmbushur kërkesat e tyre për formimin e komunave të Gollobordës dhe Gorës! Maqedonasit në zonat e Gollobordës dhe Gorës e konsiderojnë heqjen e komunave si një hap prapa në respektimin e të drejtave të pakicave në Republikën e Shqipërisë. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ri-aktualizojnë kërkesën nga viti 2014 kërkon nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë” të marë parasysh këtë kërkesë të Pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë dhe krijojë Bashkinë e Gollobordës dhe Bashkinë e Gorës. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë beson që kryetarët e komunave nuk duhet të emërohen nga qeveria, por të zgjedhen nga qytetarët për shkak të besimit të tyre në sistem dhe zgjidhjes së menjëhershme të problemeve lokale.