Etiketë: <span>Kongresi i 70-të i FUEN-it</span>

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë do të propozojë rezolutë në Kongresin e FUEN-it për të promovuar të drejtat e maqedonasve në Shqipëri

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë do të propozojë rezolutë në Kongresin e FUEN-it për të promovuar të drejtat e maqedonasve në Shqipëri

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, do marrë pjesë në Kongresin e Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN), dhe do të propozojë  Rezolutë për të promovuar të drejtat e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Kongresi i 70-të i FUEN-it i këtij viti do të mbahet nga 17 deri më 20 shtator 2026 në Helsinki, Finlandë. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë është anëtare e barabartë e FUEN-it që nga 16 maji 2015 dhe është pjesë e Grupit të Punës për Pakicat Sllave brenda Unionit. Që atëherë, shoqata marrë pjesë rregullisht në të gjitha kongreset e mbajtura.

Kongresi do t’i kushtohet çështjeve aktuale të mbrojtjes së pakicave kombëtare, të drejtave gjuhësore dhe zhvillimit të ardhshëm të FUEN-it. Mikpritësi është Parlamenti Suedez i Finlandës (Folktinget).