Etiketë: <span>Konferencën ndërkombëtare “Dialog për Unitet dhe Paqe 2026”</span>

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj mori pjesë në ceremoninë e hapjes së konferencës ndërkombëtare “Dialog për Unitet dhe Paqe 2026” në Shkup

Më 23 qershor 2026, me ftesë të Kabinetit të ish-Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Dr. Gjorge Ivanov, dhe Qendrës Ndërkombëtare Aleanca e Qytetërimeve, Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së konferencës ndërkombëtare “Dialog për Unitet dhe Paqe 2026”, e cila u mbajt në Shkup.

Konferenca u organizua nga Kabineti i ish-Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Dr. Gjorge Ivanov, Qendra Ndërkombëtare Aleanca e Qytetërimeve dhe Shoqata e Alumni-ve të Shkollës për Liderë të Rinj të Presidentit Ivanov.

Eventi përfaqësoi një platformë të rëndësishme për promovimin e dialogut, mirëkuptimit të ndërsjellë, unitetit dhe paqes, përmes shkëmbimit të ideve dhe përvojave midis pjesëmarrësve nga vende dhe zona të ndryshme.