Etiketë: <span>Gazeta “Nova Makedonija”</span>

Gazeta maqedonase “Ilinden” filloi bashkëunim me gazetën “Nova Makedonija”

Gazeta maqedonase “Ilinden” filloi bashkëpunimin me gazetën “Nova Makedonija”, gazeta e parë ditore në gjuhën maqedonase që nga viti 1944, gazeta më e madhe në Maqedoni. Tashmë gazeta maqedonase “Ilinden” do të jetë edhe më afër lexuesve. Në atë mënyrë gazeta maqedonase “Ilinden” u bë gazeta e parë e maqedonasve nga Republika e Shqipërisë dhe Ballkanit që është pjesë e portalit të gazetës “Nova Makedonija”.

Nikolla Gjurgjaj, kryeredaktor, falënderon ekipin e gazetës “Nova Makedonija”.

Numri i parë i gazetës maqedonase “Ilinden” u botua më 8 shkurt 2013, si botim për muajin mars dhe prill, dhe në vitet e kaluara ka shkaktuar interesim të madh tek lexuesit në Shqipëri dhe Maqedoni dhe tek të gjithë maqedonasit në diasporë.

Tani, mundësia është shumë më e madhe, ajo që boton gazeta janë aktivitetet e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, që të gjithë maqedonasit të lexojnë dhe të njihen kudo që janë. Gazeta është gazetë e shoqatës maqedonase “Ilinden”, Tiranë, angazhimi kryesor i së cilës është mbrojtja dhe afirmimi i Pakicës Kombëtare Maqedonase, gjuhësore, kulturore, fetare, historike dhe vazhdimësisë dhe trashëgimisë së maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.