Etiketë: <span>Dialogun Schleswig-Holstein mbi Forcimin e Kohezionit Social dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Pakicave në Ballkanin Perëndimor</span>

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj mori pjesë në Dialogun Schleswig-Holstein mbi Forcimin e Kohezionit Social dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Pakicave në Ballkanin Perëndimor

Dialogu Schleswig-Holstein – Ballkani Perëndimor, i dedikuar forcimit të kohezionit social, qeverisjes gjithëpërfshirëse dhe mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare, u mbajt në Akademiezentrum Sankelmark në Oeversee, Republika Federale e Gjermanisë, nga 1 deri më 4 nëntor 2026.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë nga Gjermania, Danimarka dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë. Temat kryesore të dialogut ishin shkëmbimi i përvojave, ndarja e praktikave të mira dhe promovimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

I vetmi përfaqësues nga Republika e Shqipërisë ishte Nikolla Gjurgaj, Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe përfaqësues i pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

Pjesëmarrja e tij përfaqësoi një mundësi të rëndësishme për afirmimin ndërkombëtar të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë, si dhe për përfaqësimin e interesave dhe perspektivave të saj në bisedimet mbi barazinë, dialogun ndëretnik dhe kohezionin social.

Foto: Gazeta maqedonase “Ilinden”

Midis pjesëmarrësve të rangut të lartë ishin Bekim Sali, Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër për Çështjet Evropiane të Republikës së Maqedonisë; Agon Ferati, Ministër për Marrëdhëniet Ndër-Komunitare të Republikës së Maqedonisë; Dirk Schroedter, Kryetar i Kancelarisë Shtetërore dhe Ministër për Dixhitalizimin e Schleswig-Holstein; Johannes Kalsen, Komisioner për Pakicat Kombëtare të Schleswig-Holstein; Nenad Rashiç, Ministër për Komunitetet dhe Kthimet e Republikës së Kosovës dhe Elbert Krasniqi, Ministër për Administrimin e Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës.

Dialogu paraqiti praktikat e suksesshme nga rajoni, duke përfshirë krijimin e një zyre të Komisionerit për Pakicat Kombëtare në Bijeljina, Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe krijimin e një platforme për dialog midis Komunës së Tetovës dhe organizatave rome.

Dialogu Schleswig-Holstein – Ballkani Perëndimor u organizua në bashkëpunim me Rrjetin e Kompetencave të Minoriteteve të Schleswig-Holstein dhe Danimarkës Jugore (MKN), i cili zbatohet nga Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), me mbështetjen e Shtetit të Schleswig-Holstein.