Urime nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përcjell urimet më të sinqerta me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një datë me rëndësi të veçantë historike dhe kulturore për popullin shqiptar.
Më 22 nëntor 1908, në Manastir u mbajt Kongresi i Manastirit, ku delegatët morën vendime historike për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë shqiptarëve për këtë festë të rëndësishme, duke uruar ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e gjuhës shqipe, shkrimit, kulturës dhe traditës shqiptare.