Etiketë: <span>21 majit si Ditën e Pakicave Kombëtare në Shqipëri</span>

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë propozon shpalljen e 21 majit si Ditën e Pakicave Kombëtare në Shqipëri

 

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë propozon që 21 maji në Republikën e Shqipërisë të shpallet si Dita e Pakicave Kombëtare. Për këtë, shoqata i dërgoi një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, në të cilën thuhet se 21 maji është edhe Dita Botërore e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, ndaj e zgjodhën dhe e konsideruam më të përshtatshmen. Pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë një thesar kombëtar dhe me shpalljen e saj si festë publike në Republikën e Shqipërisë, ne e konsiderojmë si një hap përpara për sigurimin e shikueshmërisë për pakicat kombëtare dhe njohjen e vlerës së shtuar të tyre për shoqëritë tona. Shpresojmë që kërkesa të pranohet dhe të merret parasysh nga ana juaj, thuhet në kërkesën e Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë.