Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj në takimin me Kryetarin e Bashkisë së Prilepit, Dejan Prodanoski

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj dhe Kryetari i Bashkisë së Prilepit, Prodanoski diskutuan për promovimin e bashkëpunimit

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, në takimin me Kryetarin e Bashkisë së Prilepit, Dejan Prodanoski, diskutoi për mbështetjen që kjo Bashki mund t’i ofrojë shoqatës dhe promovimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës.

Ishte një nder dhe kënaqësi për mua që pata takim të përzemërt me Kryetarin e Bashkisë së Prilepit. E njoha me problemet me të cilat përballen maqedonasit, si dhe me aktivitetet e shoqatës. Mora mbështetje të fortë për shoqatën, brenda mundësive të qeverisjes vendore. Ai shtoi se shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin në fushën e kulturës, me shfaqje të grupeve folklorike maqedonase nga Shqipëria në Prilep dhe anasjelltas.

Gjithashtu e falënderova për kujdesin e tij për nxënësit dhe studentët maqedonas nga Shqipëria, të cilët studiojnë në institucionet arsimore në Prilep.

Ai i dhuroi Prodanoskit kopje të gazetës maqedonase “Ilinden”, e cila është gazeta kryesor dhe më e  rëndësishëme që informon për aktivitetet, problemet dhe çështjet e maqedonasve në Shqipëri”.