Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj ka takuar Aleksandar Kostiq, kryetar i Bashkësisë Lokale të Galicnikut

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, ka takuar z. Aleksandar Kostiq, kryetar i Bashkësisë Lokale të Galicnikut, Komuna Mavrovë – Rostushë, Maqedoni. Në bisedën e përzemërt u shpreh qëndrim i përbashkët për avancimin e bashkëpunimit në mes të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Bashkësisë Lokale të Galiçnikut dhe bashkëpunimin në kuadër të manifestimit të dasmës Galike. Sigurisht, në kuadër të kompetencave të tij, Kostiq shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar në përmirësimin e të drejtave të pakicave të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë. Gjurgjaj shprehu mirënjohjen e madhe, siç e konsideron ai, takimin e menjëhershëm dhe të përzemërt.