Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj dhuroi gazetën “Ilinden” në bibliotekën e Kuvendit të Shqipërisë
Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj më 18 maj 2022 dhuroi gazetën “Ilinden” në bibliotekën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Lidhur me këtë ai tha: “Ishte një nder dhe kënaqësi për mua që sot në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë u takova me znj.Lidra Bushati, Drejtore e Shërbimit Botues dhe Bibliotekës së Kuvendit. Dhurova një komplet nga gazeta maqedonase “Ilinden” dhe botime të tjera të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë. Besoj se do të pasurojnë koleksionin e literaturës dhe të periodikëve për pakicat kombëtare në bibliotekën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. I shpreh mirënjohje të veçantë zonjës Lindita Nikolla, kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, e cila pranoi kërkesën për dhurimin e gazetës maqedonase “Ilinden” dhe botimeve të tjera të shoqatës për bibliotekën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.