FUEN miratoi unanimisht rezolutën e paraqitur nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë
Asambleja e Përgjithshme e Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN), në Kongresin e saj të 69-të, miratoi unanimisht Rezolutën e paraqitur nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë.
FUEN i bën thirrje Republikës së Shqipërisë që ta transformojë Komitetin për Minoritetet, i cili është një organ qeveritar, në një Ministri për Minoritetet Kombëtare. Gjithashtu i bën thirrje qeverisë shqiptare që të ratifikojë Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale të Minoriteteve.

Në Kongres morrën pjesë përfaqësues të Pakicave Kombëtare, kombësive dhe grupeve gjuhësore nga e gjithë Evropa.
Kongresi u përqëndrua në diskutimet mbi zhvillimet aktuale në politikën e pakicave, takimet me rajonin pritës dhe modelet e tij për mbrojtjen e pakicave, si dhe zhvillimin e ardhshëm të FUEN.
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë është anëtare e barabartë e FUEN për dhjetë vjet, duke marrë pjesë rregullisht në Kongrese në të cilat paraqet Rezolucione mbi pozicionin dhe të drejtat e Pakicës Maqedonase në Shqipëri.