Uncategorized

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me pikëllim dhe dhimbje të madhe mori lajmin e tmerrshëm të humbëjes të 46 shtetasve maqedonas

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, me pikëllim dhe dhimbje të madhe mori lajmin e tmerrshëm të humbëjes të 46 shtetasve maqedonas. Në emër të Minoritetit Maqedonas në Republikën e Shqipërisë shprehim ngushëllimet tona për familjarët e 46 viktimave të aksidentit automobilistik. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe u uron shërim sa më të shpejtë të lënduarve.

Fatri Fetahu emërohet kryetar, Ylli Halilaj emërohet nënkryetar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”- Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, në bazë të Statutit dhe në përputhje me kompetencat e tij më 7 nëntor 2021 ka miratuar:

  1. Kryetar të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë, Fatri Fetahu me mandat nga 2021 – 2025.
  2. Nënkryetar të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë, Yli Halilaj me mandat nga 2021 – 2025.

Fatri Fetahu ka lindur në fshatin Trebisht, zona e Gollobordës, me vendbanim në fshatin Trebisht zona e Gollobordës. Fetahu është anëtar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë që nga viti 2015, aktivist i pakicës kombëtare maqedonase në zonën e Golobërdës. Nga viti 2019 deri në vitin 2021 ka qënë nënkryetar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollbordë, dhe njëkohësisht është dhe korrespondent i gazetës maqedonase “Ilinden”. Në vitin 2016, Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Tiranë i dha falenderimin “Ilinden”.

Ylli Halilaj ka lindur në fshatin Trebisht, zona e Gollobordës, me vendbanim në fshatin Trebisht, zona Gollobordë. Halilaj nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, aktivist i pakicës kombëtare maqedonase në zonën e Gollobordës. Nga viti 2015 deri në vitin 2021 ka qënë kryetar i Shoqatës maqedonase “Ilinden” – Dega Gollobordë. Në vitin 2011, Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Tiranë i dha falenderimin “Ilinden”

Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë në mandatin 2021 – 2025, do të punojë në realizimin e detyrave dhe projekteve të filluara nga Shoqata Maqedonase “Ilinden” – Tiranë. Kryesia e re e Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë dhe anëtarët në zonën e Gollobërdës do të punojnë për mbrojtjen e identitetit etnik, gjuhësor, kulturor dhe fetar të pakicës kombëtare maqedonase në zonën e Gollobërdës si dhe promovimin maqedonasve në zonën e Gollobërdës.

 

Fjalimi i Nikolla Gjurgjaj, Kryetar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe kryeredaktor i gazetës maqedonase “Ilinden” me rastin e dhjetë vjetorit të numrit të parë të gazetës maqedonase “Ilinden”

Mirëdita

Me këtë rast, është një nder i veçantë të përshëndes:

I nderuar zoti Sasko Tashulov, Ministër Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Tiranë, Republikа e Shqipërisë

I nderuari zoti Laurentiu Stinga, shef i Zyrës Politike të Prezencës së OSBE -së në Tiranë, Republika e Shqipërisë

I nderuar zoti Aleksei Samsonov, Këshilltar në Ambasadën e Federatës Ruse në Tiranë, Republika e Shqipërisë

I nderuar zoti Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi

I nderuar zoti Sed Kazanxhiu, Nënkryetar i Komitetit për Pakicat Kombëtare

I nderuar zoti Altin Tola, Administrator i Njësisë Administrative – Ostren, zona Gollobordë

I nderuar zoti Marinko Culafic, Kryetar i Komunitetit Malazez në Republikа e Shqipërisë

E nderuar zonja Elsa Xhelili, Koordinatore e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë për Qarkun e Elbasanit

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe Zotërinj,

Të dashur miq,

Sot shënojmë një jubile të rëndësishëm për popullsinë maqedonase në Republikën e Shqipërisë. Dhjetë vjet më parë, më 1 mars 2011 doli numri i parë i gazetës maqedonase “Ilinden” u botua si një numër i dyfishtë (mars / prill). Gazeta maqedonase “Ilinden” është gazetë e Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë. Për shkak të pandemisë, përkujtimi i ngjarjes nuk mund të zhvillohej në mars, por kjo është arsyeja pse ne e kujtojmë atë sot.

Për dhjetë vjet gazeta ka ngjallur interes të madh tek lexuesit maqedonas në Republikën e Shqipërisë, në atdheun Maqedoni, njëkohsisht dhe në diasporën maqedonase në botë.

Sipas letrave të shumta që arrijnë në adresën e postës elektronike të redaksisë si dhe komunikimit përmes profileve të gazetës në rrjetet sociale me lexuesit, vërejmë se në periudhën dhjetë vjeçare gazeta është rritur në një gazetë serioze, lajmet dhe temat e të cilit gjithnjë e më shumë vinë tek pakica kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

Gazeta maqedonase “Ilinden” deri më tani ka shtypur 47 numra dhe duke filluar nga marsi 2017, përveç versionit të shtypur, gazeta mund të ndiqet dhe përmes faqes së internet, www.vesnik-ilinden.com

Në atë mënyrë, gazeta jonë u bë e disponueshme për publikun e gjerë, për të gjithë maqedonasit në Shqipëri, rajon dhe të gjithë botën. Nga shtatori 2017 gazeta maqedonase “Ilinden” u standardizua sipas normave ndërkombëtare për revistat e shtypura dhe elektronike me numër ISSN 2522-6282 (në internet) dhe ISSN 2522-4514 (shtypur). Gazeta maqedonase “Ilinden” është dhe pjesë e dy platformave më të mëdha për lajme në Maqedoni www.grid.mk dhe www.daily.mk

Gazeta maqedonase “Ilinden” gjendet gjithashtu në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Shën. Kliment Ohridski ”- Shkup, si dhe në Bibliotekën e Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve.

Misioni i gazetës sonë mbetet të inkurajojë dhe promvojë gjuhën dhe identitetin maqedonas në Republikën e Shqipërisë. Ne mbetemi të sigurt se veprimtaritë tona do të mbështeten në mënyrë adekuate nga institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe Maqedonisë, si dhe nga maqedonasit në të gjithë botën.

Redaksia e gazetës maqedonase “Ilinden” shprehë mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët e saj, të cilët ndihmuan në konceptimin e përmbajtjes tematike dhe vizive të gazetës. Gazeta maqedonase “Ilinden” jep një kontribut të madh për ngritjen e çështjeve me interes për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë, dhe vazhdimisht punon për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit etnik, gjuhësor, kulturor dhe traditave kombëtare të Maqedonasve në Republikë e Shqipërisë.

Me këtë rast, në emër të redaksisë së gazetës “Ilinden” falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi, të cilët me vetëmohim ndihmuan në konceptimin e përmbajtjes tematike dhe vizuale të gazetës, veçanërisht përpunimit kompjuterik të Trimax – Tiranë, si dhe shtypshkronjën Abazi – Tiranë.

Falënderime të veçanta për zotin Bill Nikolov, President i Lëvizjes Ndërkombëtare Maqedonase për të Drejtat e Njeriut nga Kanadaja që mundësoi që gazeta maqedonase “Ilinden” të bëhet zëri i maqedonasve në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, redaksia shprehë mirënjohje për lexuesit besnikë për interesin e treguar për përmbajtjen e ofruar nga gazeta.

Gazeta maqedonase “Ilinden” sot feston punën dhe ekzistencën e saj dhjetëvjeçare, ndërsa për arritjet e saj ja lëmë më shumë të tregoj historia.

Faleminderit për vëmendjen.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet vendimin e Qeverisë, për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash)

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet vendimin e Qeverisë, miratuar më 18 shtator 2021 për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash). Në të njëjtën kohë, në emër të minoritetit maqedonase nga ajo zonë, falënderojmë Qeverinë e Shqipërisë për këtë Vendim. Ky vendkalim kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash) midis Shqipërisë dhe Kosovës do të jetë me përfitim të madh për banorët e zonës së Gorës, pasi hap mundësinë për një bashkëpunim më të madh tregtar dhe të përgjithshëm midis banorëve të zonave kufitare. Ky vendim do të ndihmojë komunitetin maqedonas në zonën e Gorës që të forcojë ekonominë e banorëve dhe të mundësojë zhvillimin e zonës së Gorës.

Shoqata maqedonase “Ilinden” -Tiranë i jep mbështetje të plotë Rezolutës së propozuar nga VMRO-DPMNE

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë i jep mbështetje të plotë Rezolutës për vijat e kuqe maqedonase të propozuar nga VMRO-DPMNE e cila mbron identitetin. Rezoluta është fryt i bashkpunimit të përbashkë midis Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, Universiteti Shën. Kirili dhe Metodi në Shkup, dhe Kisha Orthodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit për linjat e kuqe kombëtare, rreth të cilave nuk duhet të ketë kompromis. Shoqata maqedonase “Ilinden” -Tiranë u bën thirrje të gjitha partive politike në Maqedoni dhe ju bën thirrje të gjitha organizatave maqedonase në botë që të mbështesin këtë Rezolutë. Gjuha, identiteti kombëtar dhe historia maqedonase nuk duhet të jenë pjesë e asnjë negocimi.