Uncategorized

Programi i “Festivalit Folklorik të Minoritetit Maqedonas në Republikën e Shqipërisë”

Organizuar nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë për herë të dytë në Tiranë do të mbahet “Festivali Folklorik i Minoritetit Maqedonas në Republikën e Shqipërisë”. Presim një frekuentim të madh nga maqedonasit që jetojnë në Tiranë, por edhe nga viset e tjera të Shqipërisë, tha Nikolla Gjurgaj, kryetar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë. Sipas tij, në këtë ngjarje të rëndësishme për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë. Festivali do të zhvillohet më 17 Prill 2022, ora 16:00 në Amfiteatrin e Tiranës (Parku i madh i liqenit artificial në Tiranë) – Hyrja falas
Programi:
Grupe që marrin pjesë:
1. Grupi folklorik maqedonas nga Golloborda (Nibet dhe valle tradicionale maqedonase nga zona e Gollobordës)
2. Grupi folklorik maqedonas nga Prespa (Valle tradicionale maqedonase nga zona e Prespës)
3. Grupi folklorik maqedonas nga Gora (Nibet dhe valle tradicionale maqedonase nga zona e Gorës)
Të ftuar:
Teatri “Skrb i Uteha” nga Shkupi, Maqedoni skena nga prof. dr. Tihomir Stojanovski dhe aktori Strasko Millosevski

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë fton të gjithë dashamirësit e foklorit maqedonas në Republikën e Shqipërisë në “Festivalin Folklorik të Minoritetit Maqedonas në Republikën e Shqipërisë”

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë organizojnë për herë të dytë në Tiranë “Festivalin Folklorik të Minoritetit Maqedonas në Republikën e Shqipërisë”. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ju fton të merrni pjesë më 17 Prill 2022, Оra 16 : 00 tek Amfiteatri i Tiranës (Parku i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës) – Hyrja falas

Kokën Lartë

 
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë i bën thirje të gjithë maqedonasve në Republikën e Shqipërisë të deklarojnë se janë maqedonas dhe të ruajnë idenditetin maqedonas.

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj dhe nënkryetari i Shoqatës, Nezir Meça, ia dorëzuan ambasadorit të Maqedonisë në Tiranë, prof. Dr Danço Markovski çmimin “Ilinden”

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj dhe nënkryetari i Shoqatës, Nezir Meça takuan ambasadorin e Maqedonisë në Tiranë, prof. Danço Markovski dhe ekipin e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Tiranë. Me atë rast, ambasadorit iu nda çmimi “Ilinden”. Nga ana e tij, ambasadori Markovski përshëndeti të gjitha përpjekjet, përkushtimin dhe angazhimin e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë për promovimin e të drejtave të pakicës kombëtare maqedonase në Shqipëri. Z. Gjurgjaj shprehu mirënjohjen pë angazhimin e ambasadorit të Maqedonisë në Tiranë, prof. Dr. Danço Markovski në drejtim të përmirësimit të gjendjes së maqedonasve në Shqipëri. Prandaj me kënaqësi të veçantë zoti Gjurgjaj i dorëzoi çmimin “Ilinden”. Nikolla Gjurgaj shprehu shpresën se bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm dhe marrëdhëniet pozitive do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me Ambasadën e Maqedonisë në Tiranë. Në bisedën e përzemërt u shpreh qëndrim i përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë, Republika e Shqipërisë. Çmimi “Ilinden” u prezantua me rastin e 10 vjetorit të krijimit të Shoqatës. Ajo u jepet personave që kanë dhënë një kontribut të veçantë në jetën, historinë, kulturën dhe ruajtjen e traditave autentike të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë apelon për ndihmë financiare për ndërtimin e kambanares në Pustec, Prespë

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë apelon për ndihmë financiare për ndërtimin e kambanores së Kishës Orthodhokse Shën Mihali në qendër të Pustecit, Prespë.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë u bën thirrje maqedonasve në Republikën e Shqipërisë ashtu edhe maqedonasve në mbarë botën që të ndihmojnë në ndërtimin e kambanares së Kishës Shën Mihali, nuk kemi dyshim se shumë prej tyre do të përfshihen aktivisht në aksionin për ndërtimin e kambanares  të kishës Orthodhokse “Shën Mihali” në qendër të Pustecit.

Ju, miqtë, kolegët dhe miqtë tuaj. Secili sipas aftësive dhe vullnetit të tij. Sipas fjalëve të maqedonasve nga Pusteci, “këmbana është sjellë shumë kohë më parë, por për faktin se mungon një kumbanë e përshtatshme, kambana është varur në një hekur, i cili shërben si zëvendësim i padenjë për kambanaren. Me kërkesën e besimtarëve maqedonas nga Pustec për ndërtimin e kambanares së Kishës Shën Mihail, për të cilën ata kanë shumë nevojë, ne bëmë maksimumin dhe me ndihmën e Zotit arritëm të marrim një projekt të bukur të kambanores që i përshtatet Kishës.

Kambanaria do të jetë 15 m e lartë dhe 4 m gjerë.” Të nderuar besimtarë në Shqipëri dhe në mbarë botën, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i bashkohet aksionit për mbledhjen e kontributeve vullnetare për ndërtimin e këtij objekti, i cili do të përfundojë kompleksin kishtar në qendër të Pustecit në Prespë, Shqipëri.

Llogaritë për të cilat secili prej jush mund të dhurojë për ndërtimin e kambanares: – përmes llogarisë bankare brenda Republikës së Shqipërisë 410590037010117 dhe përmes llogarisë bankare jashtë Republikës së Shqipërisë në AL89214411030410590037010117

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ju falenderon paraprakisht dhe shpreson në mbeshtetjen tuaj. Zoti i ndihmoftë të gjithëve dhe e ruajtë Shën Mihail.

Njëmbëdhjetë vjet nga botimi i numrit të parë të gazetës maqedonase “Ilinden”

Njëmbëdhjetë vjet më parë, më 1 mars 2011 doli numri i parë i gazetës maqedonase “Ilinden” u botua si një numër i dyfishtë (mars / prill). Gazeta maqedonase “Ilinden” është gazetë e Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë. Për njëmbëdhjetë vjet  gazeta ka ngjallur interes të madh tek lexuesit maqedonas në Republikën e Shqipërisë, në atdheun Maqedoni, njëkohsisht dhe në diasporën maqedonase në botë.

Sipas letrave të shumta që arrijnë në adresën e postës elektronike të redaksisë si dhe komunikimit përmes profileve të gazetës në rrjetet sociale me lexuesit, vërejmë se në periudhën dhjetë vjeçare gazeta është rritur në një gazetë serioze, lajmet dhe temat e të cilit gjithnjë e më shumë vinë tek pakica kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

Gazeta maqedonase “Ilinden” deri më tani ka shtypur 49 numra dhe duke filluar nga marsi 2017, përveç versionit të shtypur, gazeta mund të ndiqet dhe përmes faqes së internet, www.vesnik-ilinden.com Në atë mënyrë, gazeta jonë u bë e disponueshme për publikun e gjerë, për të gjithë maqedonasit në Shqipëri, rajon dhe të gjithë botën.

Nga shtatori 2017 gazeta maqedonase “Ilinden” u standardizua sipas normave ndërkombëtare për revistat e shtypura dhe elektronike me numër ISSN 2522-6282 (në internet) dhe ISSN 2522-4514 (shtypur). Gazeta maqedonase “Ilinden” është dhe pjesë e dy platformave më të mëdha për lajme në Maqedoni www.grid.mk dhe www.daily.mk

Misioni i gazetës sonë mbetet të inkurajojë dhe promvojë gjuhën dhe identitetin maqedonas në Republikën e Shqipërisë. Ne mbetemi të sigurt se veprimtaritë tona do të mbështeten në mënyrë adekuate nga institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë, si dhe nga maqedonasit në të gjithë botën.

Redaksia e gazetës maqedonase “Ilinden” shprehë mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët e saj, të cilët ndihmuan në konceptimin e përmbajtjes tematike dhe vizive të gazetës. Gazeta maqedonase “Ilinden” jep një kontribut të madh për ngritjen e çështjeve me interes për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë, dhe vazhdimisht punon për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit etnik, gjuhësor, kulturor dhe traditave kombëtare të Maqedonasve në Republikë e Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, redaksia shprehë mirënjohje për lexuesit besnikë për interesin e treguar për përmbajtjen e ofruar nga gazeta.

 

Me respekt

Nikolla Gjurgjaj

Kryredaktor i gazetës maqedonase “Ilinden”

Urim me rastin e ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Urime të sinqerta për pakicën kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë, si dhe për të gjithë maqedonasit në mbarë botën, nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare 21 Shkurt. Duke ju uruar festën, dëshirojmë të theksojmë rëndësinë e edukimit në gjuhën amtare, sepse është segmenti më i rëndësishëm në edukimin e tipareve themelore të një kombi. Edukimi i gjuhës amtare për fëmijët e pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë, do të thotë forcimi dhe ruajtja e identitetit kombëtar dhe kulturor, në mënyrë që fëmijët tanë të edukohen për të ushqyer siç duhet traditat e tyre kulturore dhe fetare.

Fatri Fetahu kryetar i Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë  ka takuar ambasadorin e Maqedonisë, Danço Markovski

Kryetari i Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë, Fatri Fetahu në Ambasadën e Maqedonisë në Tiranë, pati takim pune me ambasadorin Danço Markovski. Në takim, Fetahu e njoftoi ambasadorin për ngjarjet e fundit lidhur me gjendjen aktuale të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Në takim e informova ambasadorin për ngjarjet e fundit lidhur me pozitën aktuale të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë. Me këtë e ngrita çështjen e pikës kufitare Trebishtë – Xhepishtë, e cila e lidh zonën tonë me atdheun Maqedoninë dhe e njoha me probleme të tjera me të cilat ballafaqohet pakica kombëtare maqedonase në zonën e Gollobordës.

Ai shton se Markovski ka treguar interes të jashtëzakonshëm për pozitën e maqedonasve në zonën e Gollobordës.

Biseduam shumë hapur për aktivitetet e mundshme për tejkalimin e problemeve të maqedonasve në zonën e Gollobordës. Natyrisht, në kuadër të kompetencave të tij, ambasadori Markovski shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në përmirësimin e të drejtave të pakicave të maqedonasve, tha ai.

Fetahu e falënderoi ambasadorin për takim.