Gëzuar 28 nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!
Shoqata Maqedonase “Ilinden“-Tiranë u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të Shqipërisë me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë.
Kjo datë e rëndësishme historike përfaqëson simbolin e lirisë, dinjitetit kombëtar, vetëvendosjes dhe përpjekjeve shekullore të popullit shqiptar për një shtet të pavarur.
Besojmë se liria, demokracia, bashkëjetesa dhe respektimi i dallimeve janë themelet mbi të cilat ndërtohet një shtet i qëndrueshëm, demokratik dhe i begatë.
Le të jetë 28 Nëntori një frymëzim për arritje të reja, unitet, paqe, mirëqenie dhe përparim për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë.
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë
Kryetari Nikolla Gjurgjaj