Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet vendosjen e sistemit “One Stop Shop” në pikën kufitare Qafë Thanë dhe pret shtrirjen e tij edhe në pikat e tjera kufitare

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet vendosjen e sistemit “One Stop Shop” në pikën kufitare Qafë Thanë dhe shpreh pritshmërinë që ky sistem të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, duke lehtësuar dhe përshpejtuar lëvizjen ndërmjet dy vendeve.

Presim që sistemi “One Stop Shop” të vendoset sa më shpejt edhe në pikat e tjera kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, veçanërisht në pikën kufitare Goricë – Stenjë – Prespë dhe në pikën kufitare Trebisht – Xhepisht – Gollobordë, me qëllim që të mundësohet kalimi më i shpejtë, më efikas dhe më i lehtë i kufirit për të gjithë qytetarët, veçanërisht për banorët e rajoneve kufitare.

Vlerësojmë se iniciativa të tilla kontribuojnë në përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë.

 

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë