Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë uron Elisa Spiropalin për zgjedhjen e saj si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, në emër të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë, uron Elisa Spiropalin për zgjedhjen e saj si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Më lejoni që, në emër të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, në emrin tim personal, si dhe në emër të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë, t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj në pozicionin e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe t’ju uroj suksese. Pakica Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë ju mbështet pa rezerva dhe është e bindur për suksesin tuaj.

Ne besojmë, shtohet, se me udhëheqjen tuaj të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të ndihmoni në përmirësimin e të drejtave të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë, thuhet në mesazhin e urimit të nënshkruar nga Nikolla Gjurgjaj, Kryetari i shoqatës.