Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë uron Niko Peleshin për zgjedhjen e tij si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, në emër të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë, përgëzoi Niko Peleshin për zgjedhjen e tij si Kryetar i Parlamentit.
Më lejoni që, në emër të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, në emrin tim personal, si dhe në emër të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë, t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe t’ju uroj suksese. Pakica Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë ju mbështet pa rezerva dhe është e bindur për suksesin tuaj.
Ne besojmë se me udhëheqjen tuaj të Kuvendit do të ndihmoni në përmirësimin e të drejtave të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë, thuhet në mesazhin e urimit të nënshkruar nga Nikolla Gjurgjaj, Kryetar i Shoqatës.