Gjurgaj dhe Spahiu diskutuan problemet e Maqedonasve në Shqipëri

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, u takua sot në Ambasadën Maqedonase në Tiranë me Ljuftim Spahiun, Ambasador në Detyrë.

Në takimin, i cili u zhvillua në një atmosferë të përzemërt, mori pjesë edhe Endri Fetahu, Zëvendëskryetar i partisë së vetme maqedonase, Aleancës Maqedonase për Integrim Evropian (AMIE).

Në takimin e punës u diskutuan çështje që lidhen me problemet e Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë. Ambasadori maqedonas ofroi mbështetje, brenda kuadrit të kompetencës së tij, për aktivitetet e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe për Pakicën Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj në shenjë mirënjohjeje, në emër të shoqatës, i dhuroi Ambasadorit Spahiu një suvenir të vogël – logon e Shoqatës.