Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë i dërgoi telegrame ngushëllimi Presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe Kryeministrit Hristijan Mickoski
Kryetari i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj në emër të shoqatës dhe Maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, u dërgoi telegrame ngushëllimi Presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe Kryeministrit Hristijan Mickoski për tragjedinë në Koçan.
Maqedonasit me dhimbje të thellë e kanë pritur lajmin për tragjedinë kombëtare të 16 marsit, ku humbën jetën 59 të rinj dhe shumë të tjerë u plagosën dhe se ndjejnë, pikëllojnë dhe shprehin keqardhje për viktimat.
Në emrin tim personal dhe në emër të shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe të Maqedonase në Republikën e Shqipërisë, ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe të thella për ju si Presidente dhe Kryeministër i Maqedonisë dhe për familjet e të ndjerve. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Besojmë se “këto momente të vështira për atdheun tonë Maqedoninë do të kalohen dhe edhe një herë shprehim mbështetjen dhe inkurajimin tonë për tejkalimin e kësaj situate tragjike”.
Në këto momente të vështira zemrat e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë janë me ju. Zoti qoftë me familjet e të ndjerve dhe të lënduarve dhe me popullin e Maqedonisë”, thuhet në telegramet e ngushëllimit.

