Kryetari i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj në kuadër të kongresit FUEN në Berlin, mori pjesë në takimin e grupit punues të pakicave sllave

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, në kuadër të kongresit FUEN në Berlin, ka marrë pjesë në takimin e punës së grupit punues të pakicave sllave (AGSM) pranë Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN). Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikola Gjurgjaj, gjatë takimit të punës i dha Çertifikatën e Mirënjohjes “Ilinden” i akorduar në vitin 2021 grupit punës të pakicave sllave (AGSM) për shkak të pandemisë Covid është ndarë në kuadër të kongresit FUEN në Berlin. Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë është anëtare e Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN) që nga 16 maj 2015 dhe është pjesë e grupit të punës së pakicave sllave. Në grupin e pakicave sllave nga Evropa janë 28 organizata, anëtarë  të FUEN.