Unioni Federal i Kombësive Evropiane votoi për rezolutën e paraqitur nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë për të drejtat e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë
Unioni Federal i Kombësive Evropiane (FUEN) në Kongresin e 66-të të mbajtur në kryeqytetin gjerman të Berlinit, miratoi njëzëri Rezolutën për situatën e minoritetit maqedonas pas vendimit parlamentar për reformën territoriale në Shqipëri, të propozuar nga shoqata maqedonase “Ilinden”-Tirana, për Rezolutën e votuan të 150 delegatët, përfaqësues të 103 organizatave nga 35 vende të Europës. Qëllimi i rezolutës së miratuar është përmirësimi i të drejtave të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë dhe ruajtja e kulturës maqedonase në rajonet e Gollobordës, Prespës, Gorës dhe të Vrbnikut të banuara nga popullsi maqedonase.
Unioni Federal i Kombësive Evropiane (FUEN) i bën thirrje Republikës së Shqipërisë:
1. FUEN përshëndet vendimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 13/2022 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformat Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë” dhe i kërkon Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformat Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë të mbështesë krijimin e bashkisë Gollobordë dhe Gora. Në zonën e Gollobordës, njësitë administrative Trebisht dhe Ostren janë pjesë e bashkisë Bulqizë, njësia administrative Steblevë është pjesë e bashkisë Librazhd. Në zonën e Gorës, njësitë administrative, Shishtaveci dhe Zapoti janë pjesë e bashkisë Kuks. Zonat e Gollobordës dhe të Gorës janë të banuara nga pakica kombëtare maqedonase dhe kanë karakteristika të veçanta dhe me themelimin e komunës së Gollobordës dhe të Gorës do të ruhet identiteti etnik, gjuhësor, kulturor dhe fetar i pakicës kombëtare maqedonase në këto zona. Njëkohësisht do të forcohet ekonomia e banorëve dhe do të mundësohet zhvillimi i zonave të Gollobordës dhe Gorës.
2. FUEN i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Shqipërisë të respektojë Ligjin për Pakicat, miratuar më 13 tetor 2017, nr. 96/20172 dhe të miratohet një rregullore e paraparë me këtë ligj, duke qenë se kanë kaluar pesë (5) vjet nga miratimi i Ligjit për Pakicat Kombëtare.
3. FUEN i bën thirrje komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi të punojë për zbatimin konkret të të gjitha rregulloreve të Ligjit për pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë.
4. FUEN i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Shqipërisë të shpallë 21 majin – Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, si festë kombëtare – Ditën e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë.
Unioni Federal i Kombësive Evropiane (FUEN) do t’ia dorëzojë rezolutën Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, kreut të shtetit, parlamentit, komitetit për pakicat kombëtare, komisionerit për diskriminimin, ambasadave dhe institucioneve ndërkombëtare.
Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë është anëtare e Unioni Federal i Kombësive Evropiane (FUEN) që nga 16 maj 2015 dhe është bërë shoqata e parë e maqedonasve jashtë vendit, në Evropë, e cila është anëtare e barabartë me të drejtë për të votuar. Në Kongres morën pjesë përfaqësues nga 105 organizata anëtare nga 36 vende të Evropës.