Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë kërkesë për krijimin e dy komunave maqedonase Gollobordës dhe Gorës
Shoqата Maqedonase “Ilinden”-Tiranë në emër të maqedonasve ka paraqitur kërkesë kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe Komisionit “Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, ku kërkon krijimin e dy bashkive të Gollobordës dhe të Gorës. Kjo për faktin se diskutimi i komisionit të posaçëm për ndarjen territoriale është në vijimësi dhe kërkesa mbështetet në “Ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri”. Sipas kryetarit, Nikolla Gjurgjaj në sqarimin e kërkesës thuhet arsye të bazuara për këtë kërkesë legjitime të maqedonasve nga të dyja trevat. Pas ndarjes territoriale në Republikën e Shqipërisë që u bë në vitin 2014, zona e Gollobordës dhe Gorës, ku jeton popullsia maqedonase, mbetën të pazhvilluara. Maqedonasit gjithashtu nuk janë të përfaqësuar në pushtetin lokal. Në vitin 2014, qeveria shfuqizoi bashkitë Trebisht, Ostreni dhe Steblevë në zonën e Gollobordës dhe ja bashkoi bashkisë Bulqizë dy të parat dhe bashkisë së Librazhdit komunën e Steblevës. Komuna Shishtavec dhe Zapot në rrethin e Gorës, janë bashkuar Bashkisë së Kuksit. Formimi i të dy komunave do të kontribuojmë në ruajtjen e identitetit maqedonas dhe zhvillimin më të shpejtë ekonomik. Me themelimin e komunave të Gollobordës dhe Gorës do të mbrohet identiteti etnik, gjuhësor, kulturor dhe fetar i pakicës kombëtare maqedonase në këto zona. Do të forcojë edhe ekonominë e banorëve dhe do të mundësojë zhvillimin e zonave më të pazhvilluara në vend. Informojmë kryetarin e Kuvendit, se rezolutat e propozuara nga shoqata dhe të votuara nga Unioni Federal i Kombeve Evropiane, FUEN, mbështesin themelimin e dy komunave të përmendura. Duke shprehur respektin më të lartë për ju dhe Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, përmes kësaj letre, kërkojmë nga Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrative Territoriale në Republikën e Shqipërisë që të mbështesë krijimin e bashkisë Gollobordë dhe Gorë.





