Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë mori pajisje IT nga “Dhuro kompjuter”

Vëmendjen e publikut maqedonas dhe botëror për disa vite me radhë e ka tërhequr aksioni i quajtur “Dhuro kompjuter”. Është një aksion i vetëinicuar nga Borçe Stamenov nga Kavadarci i Maqedonisë për mbledhjen e kompjuterëve të përdorur, riparimin e tyre dhe dhurimin e tyre për qytetarët, aksioni ka filluar në vitin 2016. Ky aksion pati një përfitim të madh për fëmijët e kategorive vulnerabël gjatë periudhës kur detyrat e shkollës kryheshin online. Gjatë asaj periudhe, “Dhuro kompjuter” dhe Borçe Stamenov ndihmuan dhjetëra fëmijë që të mos e humbin mësimin për shkak të mungesës së kompjuterit. Për herë të dytë “Dhuro kompjuter” dhuroi pajisje IT për nevojat e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë. Duke pasur parasysh se zyra qendrore e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë konsideron se pajisje është shumë më e dobishme për koordinatorin e përgjithshëm të shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë për atdheun Maqedoni dhe për koordinatorin e shoqatës maqedonase “Ilinden” -Tiranë për Qarkun Elbasan. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, falënderon publikisht Borçe Stamenov për dhurimin. Me këtë rast, shoqata jonë apelon për të gjithë ata që mund të mbështesin këtë vetë-iniciativë të mrekullueshme dhe të dhurojnë.