Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, u takua me kryetarin e Bashkisë të Prilepit, Borçe Jovçeski
Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj sot u takua me kryetarin e Bashkisë të Prilepit, Borçe Jovçeski. Në takimin e punës, kryetari i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë e informoi Borçe Jovçeskin për pozitën aktuale të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë dhe për çështjet që kanë të bëjnë me problemet e pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë. Përmes diskutimit Borçe Jovçeski tregoi interesim të jashtëzakonshëm për pozitën e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë. Sigurisht, si kryetar i Komunës së Prilepit, ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në përmirësimin dhe avancimin e të drejtave të pakicës maqedonase në Republikën e Shqipërisë. Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj i dhuroi gazetën maqedonase “Ilinden” kryetarit të Bashkisë Borce Jovçeskin dhe falënderim për takimin e përzemërt.