Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj dhe nënkryetari i Shoqatës, Nezir Meça, ia dorëzuan ambasadorit të Maqedonisë në Tiranë, prof. Dr Danço Markovski çmimin “Ilinden”
Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj dhe nënkryetari i Shoqatës, Nezir Meça takuan ambasadorin e Maqedonisë në Tiranë, prof. Danço Markovski dhe ekipin e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Tiranë. Me atë rast, ambasadorit iu nda çmimi “Ilinden”. Nga ana e tij, ambasadori Markovski përshëndeti të gjitha përpjekjet, përkushtimin dhe angazhimin e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë për promovimin e të drejtave të pakicës kombëtare maqedonase në Shqipëri. Z. Gjurgjaj shprehu mirënjohjen pë angazhimin e ambasadorit të Maqedonisë në Tiranë, prof. Dr. Danço Markovski në drejtim të përmirësimit të gjendjes së maqedonasve në Shqipëri. Prandaj me kënaqësi të veçantë zoti Gjurgjaj i dorëzoi çmimin “Ilinden”. Nikolla Gjurgaj shprehu shpresën se bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm dhe marrëdhëniet pozitive do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me Ambasadën e Maqedonisë në Tiranë. Në bisedën e përzemërt u shpreh qëndrim i përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë, Republika e Shqipërisë. Çmimi “Ilinden” u prezantua me rastin e 10 vjetorit të krijimit të Shoqatës. Ajo u jepet personave që kanë dhënë një kontribut të veçantë në jetën, historinë, kulturën dhe ruajtjen e traditave autentike të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.