Fatri Fetahu emërohet kryetar, Ylli Halilaj emërohet nënkryetar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë
Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”- Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, në bazë të Statutit dhe në përputhje me kompetencat e tij më 7 nëntor 2021 ka miratuar:
- Kryetar të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë, Fatri Fetahu me mandat nga 2021 – 2025.
- Nënkryetar të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë, Yli Halilaj me mandat nga 2021 – 2025.
Fatri Fetahu ka lindur në fshatin Trebisht, zona e Gollobordës, me vendbanim në fshatin Trebisht zona e Gollobordës. Fetahu është anëtar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë që nga viti 2015, aktivist i pakicës kombëtare maqedonase në zonën e Golobërdës. Nga viti 2019 deri në vitin 2021 ka qënë nënkryetar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollbordë, dhe njëkohësisht është dhe korrespondent i gazetës maqedonase “Ilinden”. Në vitin 2016, Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Tiranë i dha falenderimin “Ilinden”.
Ylli Halilaj ka lindur në fshatin Trebisht, zona e Gollobordës, me vendbanim në fshatin Trebisht, zona Gollobordë. Halilaj nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, aktivist i pakicës kombëtare maqedonase në zonën e Gollobordës. Nga viti 2015 deri në vitin 2021 ka qënë kryetar i Shoqatës maqedonase “Ilinden” – Dega Gollobordë. Në vitin 2011, Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Tiranë i dha falenderimin “Ilinden”
Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë në mandatin 2021 – 2025, do të punojë në realizimin e detyrave dhe projekteve të filluara nga Shoqata Maqedonase “Ilinden” – Tiranë. Kryesia e re e Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë dhe anëtarët në zonën e Gollobërdës do të punojnë për mbrojtjen e identitetit etnik, gjuhësor, kulturor dhe fetar të pakicës kombëtare maqedonase në zonën e Gollobërdës si dhe promovimin maqedonasve në zonën e Gollobërdës.