Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet vendimin e Qeverisë, për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash)
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet vendimin e Qeverisë, miratuar më 18 shtator 2021 për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash). Në të njëjtën kohë, në emër të minoritetit maqedonase nga ajo zonë, falënderojmë Qeverinë e Shqipërisë për këtë Vendim. Ky vendkalim kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash) midis Shqipërisë dhe Kosovës do të jetë me përfitim të madh për banorët e zonës së Gorës, pasi hap mundësinë për një bashkëpunim më të madh tregtar dhe të përgjithshëm midis banorëve të zonave kufitare. Ky vendim do të ndihmojë komunitetin maqedonas në zonën e Gorës që të forcojë ekonominë e banorëve dhe të mundësojë zhvillimin e zonës së Gorës.